Maqedonia shpalli listën për ndeshjen e parë eliminatore të “Rusia 2018”, kundër Shqipërisë, e cila do të luhet më 5 shtator në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Trajneri Igor Angelovski ka ftuar 18 futbollistë për këtë “derbi” fqinjësh, që pritet të jetë i nxehtë.

Në listën e publikuar sot gjenden edhe 5 lojtarë shqiptarë. Kështu, pas dy vitesh mungesë, kthehet në kombëtaren maqedonase edhe Besart Ibraimi. Ja emrat e të ftuarve: Portierë: Kostadin Zahov (Shkëndija), Stole Dimitrievski (Gimnastik Taragona, Spanjë);

Mbrojtës: Vance Shikov (Neftchi, Azerbajxhan), Leonard Zhuta, Stefan Ristovski (Rijeka, Kroaci), Kire Ristevski (Vashash, Hungari), Danilel Mojsov (Aek, Larnaca Qipro);

Mesfushorë: Milovan Petrovic (Rijeka, Kroaci), Ostoja Stjepanovic (Slask, Poloni), Stefan Spirovski (Vardar), Nikola Gjorgjev (Grashopers, Zvicër), Ezgian Alioski (Lugano, Zvicër), Ferhan Hasani (Shkëndija), Agim Ibraimi (Astana, Kazakistan);

Sulmues:Goran Pandev (Genoa, Itali), Besart Ibraimi (Shkëndija), Ivan Trickovski (Aek, Larnaca, Qipro), Ilija Nestorovski (Palermo, Itali).

Artikulli paraprakDe Rossi kështu e bëri kundërshtarin e tij
Artikulli tjetërChelsea – Milan, kjo është ideja e “trentë” për shkëmbim