Po konsiderohet si çështje e mbyllur dhe vetëm orë e ndajnë marrëveshjen.
Pierre –Emerick Aubameyang do të jetë sulmuesi më i ri i Arsenalit, pasi londinezët kanë dërguar ofertën rekorde prej 60 milionë funtesh në klubin gjerman Borussia Dortmund, përcjell Korneri.net.
Kjo është oferta e fundit e Arsenalit që me 99% do ta mbyll telenovelën e nisur javë më parë.
Pas largimit të Alexis Sanchez, Arsenalit i duhej një sulmues i kalibrit të tillë, dhe pas dy tentimeve të para që ishin të ofertuara me një shumë më vogël parash, e treta e vërteta kreu punën.
Asnjëherë deri më tash Arsenali nuk ka transferuar apo blerë lojtar më të shtrenjtë në historinë e klubit se për sulmuesin nga Gaboni. Më në fund Wenger buzëqeshet./Korneri.net