E kemi shkruar shumë më herët se Arsenali është gati të sjell në Emirates mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, dhe duket se njëmend një gjë e tillë do të ndodh pasi Arsene Wenger me çdo kusht dëshiron të transferojë një mbrojtës shkaku i lëndimit të gjermanit Per Mertesacker.

24-vjecari momentalisht luan për skuadrën e Valencias, por problem mbetet vlera e kartonit të futbollistit. Drejtuesit e skuadrës së Valencias kërkojnë 30 milionë euro, ndërkohë që Arsenali ofron 25 milionë. Shkodran Mustafi momentalisht ka nisur fazën përgatitore me ekipin e tij, por pavarësisht këtij fakti, ai dëshiron të transferohet në Premier League. Agjenti i tij do të niset në drejtim të Londrës gjatë këtyre ditëve për të gjetur një zgjidhje mbi të ardhmen e klientit të tij. Interes për mbrojtësin me shqiptar  kanë shfaqur dhe ekipe si Barcelona e Bayern Munchen.

Artikulli paraprakRikthim i pabesueshëm i Morata-s në Serie A?
Artikulli tjetërVjen zyrtarizmi