Kur shihej si punë e kryer dhe se mesfushori i Nice Jean-Michael Seri ishte shumë afër të veshte fanellën e Barcelonës, klubi katalunas kthehet mbrapa dhe refuzoj blerjen e futbollistit.
26-vjeçari i cili shihej si përforcim ideal për repartin e mesfushës, dhe lojtar për të cilin kishte fol fjalë të mira edhe ish legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez i cili u kishte preferuar Serin për ta transferuar, megjithatë kjo nuk do të ndodh, shkruan Korneri.net.
Sipas lajmeve të fundit Barcelona është kthyer mbrapa, sepse disa skaut të klubit i kanë shikuar disa ndeshje të fundit të Nice, dhe kanë ardhur në përfundim se Seri nuk i plotëson kualitetet teknike për të qenë lojtar i Barcelonës, e aq më pak të luaj atë rol të rëndësishëm në lojën e blaugranëve. /Korneri.net