Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas kërkesës së përfaqësuesve të klubeve të Superligës së Kosovës për shtyrjen e fillimit të stinorit pranveror për shkak të kushteve meteorolgjike më 6 janar ka marr:
VENDIM
1. Fillimi i stinorit pranveror të Superligës së Kosovës shtyhet për një javë, përkatësisht të fillojë në fundjavën më 21/22 janar 2017.
2. Afati i rregullt kalimtar dimëror të zgjatet deri më datën 17 janar 2017.
3. Termini për xhiron e shtyrë të kompensohet në muajin prill./fbk/