“San Siro” i vjetër sot do të lëkundet sërish.

Prej kohësh ka një nostalgji për ata 60-70 mijë tifozë që e mbushnin çdo fundjavë. Për ta kompensuar, futbolli i ka bërë një befasi. Juventusi ka pranuar të vijë për darkë dhe si dhuratë do të sjellë atmosferën e titullit. Në Milanon kuqezi është diçka e rrallë. Milan dhe Juve, për darkë, do të kujtojnë të gjitha herët në të cilat nën “Duomo” janë luajtur një copëz kampionat. Do të kujtojnë golat spektakolarë, gabimet arbitrare, fanellat e kuqe tashmë të zbehura dhe duke parë drejt qiellit do të përshëndesin Paolo Rossin, i cili i ka bërë të dyja të lumtura. Ato momente mund të përjetohen në disa prej episodeve të rivalitetit për titull.

28 PRILL 1901 (JUVE-MILAN 2-3) – Për të qenë koherentë këtu përfshihen vetëm ndeshjet e luajtura në Milano, por viti 1901 meriton një përjashtim sepse ishte hera e parë që Milani dhe Juve përballeshin duke menduar për titullin. Kohë të tjera, tjetër top, fanella të tjera. Juve luante me të kuqe dhe sigurisht ndryshonte edhe rregullorja: kjo ndeshje ishte një gjysmëfinale me tek ndeshje, e cila nuk përdoret më as në Kupën e Italisë. Binte shi, hyrja në stadium ishte falas, por me ftesa dhe në fund fitonin kuqezinjtë.

12 MARS 1961 (MILAN-JUVE 3-1) – Sivori kundër Riverës fillimi i viteve 60. Juve dhe Milani prej vitit 1956 pasonin titullin: një vit unë, dy vite ti. Në 1961 më të fortë ishin bardhezinjtë me Charls, Sivori dhe Boniperti që me gjithë respektin për Ronaldo, Dybala dhe Morata, vijnë një herë në histori. Por kjo ishte një pasdite e çuditshme. Juve në avantazh me Sivorin, pastaj rivalët marrin komandën, shënon Altafini dhe i riu Rivera me kokë. Por në qershor titulli qëndron në Torino.

18 SHKURT 1973 (MILAN-JUVE 2-2) – Milani dhe Juve kryesonin, siç ndodh më shumë në këto kohë dhe në fund të sezonit do të përfundojë +1 për Juven. Ndeshje me emra të mëdhenj: Sabatini markon Altafinin, dëmtohet Vechi. Juve luan me Capello e Altafini, Furino dhe Causio, në pjesën e parë shënojnë Betega dhe Rivera. Spektakël? Jo. Ja çfarë shkruante “Gazzetta dello Sport”: “Futboll të vërtetë nuk pati kurrë, asnjë aksion nuk zgjati më shumë se 10 sekonda”.

9 SHKURT 1992 (MILAN-JUVE 1-1). Italia ishte në qendër të futbollit botëror. Milani ka 5 pikë më shumë se Juve dhe ndeshja përfundon me forca 9-9. Realizon një gol Van Basten dhe një Casiraghi , njëri më i bukur se tjetri, eleganca kundër forcës. Milani i Capellos, në tre muajt e ardhshëm do të bëjë historinë: 0 humbje deri në fund të sezonit dhe titull.

6 JANAR 1999 (MILAN-JUVE 1-1) – Luhej si sot në ditën e Epifanisë, por 22 vite më parë. Tre të parat në tabelë në fillim të vitit janë Fiorentina, Parma dhe Lazio dhe të gjithë mendojnë për një titull alternativ. Por Milan dhe Juve nuk bien dakord. Ndëshkohen me karton të kuq Weah dhe Montero, shënojnë Fonseca dhe Albertini. Duken dy pikë të humbura për të dyja, por ai Milan popullor me Helveg dhe Sala, në atë kohë ende me Ayala dhe Ziggen, që nuk do kishin një fund të lumtur, do fitonte titullin e fundit të shekullit.

©Jonathan Moscrop – LaPresse 29-10-2005 Milano Sport Calcio Milan – Juventus – Campionato TIM Serie A 2005 2006 Nella foto: Kaka, Pavel Nedved e Gianluca Pessotto

8 MAJ 2005 (MILAN-JUVE 0-1) – Një ndeshje titulli më shumë se kjo e pamundur të gjendet. Juve dhe Milan janë të parat -4 javë nga fundi dhe atmosfera në “San Siro” është e zjarrtë. Ai titull do të hiqej nga “Calciopoli”, por askush nuk e di. Moti është me diell si maj që është dhe Collina bën drejtësi, i veshur si arbitrat e viteve 70: do të përfundojë i kritikuar nga Berlusconi. Duke qenë se futbolli është poetik, imazhi i ndeshjes nuk është goli i Trezegesë, por asisti i Del Pieros, i kritikuar për muaj, por në fund vendimtar. Nga e majta me gërshërë gjen trajektoren e duhur dhe francezi mposht Didën. Për të kuptuar se për çfarë niveli bëhej fjalë, mjafton të lexosh emrat e stolit të Milanit: Abbiati, Costacurta, Serginho, Ambrosini, Rui Costa, Inzaghi dhe Crespo.

25 SHKURT 2012 (MILAN-JUVE 1-1) – Milani është +1 nga Juve, që duhet të rikuperojë një ndeshje. Allegri, atëherë në stolin e Milanit kundër Contes. Përfundon 1-1, por rezultati kalon në plan të dytë. Ndeshja do të kujtohet për golin fantazmë të Muntarit, i paparë, i pasinjalizuar nga Buffon dhe nga mijëra polemika. Kuqezinjtë, të cilët do të kishin shkuar 2-0, ishin të bindur se do të kishin fituar titullin. Juventinët ngrinin zërin për një gol të anuluar Matrit në pozicion të rregullt. Një klasike të gjithë kundër të gjithëve. Alegri bën polemika me Marottan, Galliani me Conten, Konte me Bobanin në TV. Si përfundoi dihet. Milan-Juve nuk është më një ndeshje titulli prej atëherë. Ka pasur mbrëmje të bukura, ka dorëzuar një Superkupë, ka prodhuar polemika të tjera, por si në 2012 kurrë. “San Siro” është gati. Sot do të hyjnë vetëm fotografë, mbledhës topash dhe gazetarë. Hyrje falas, por vetëm me ftesa, si në 1901. Gjithçka përsëritet…

/Panorama Sport

Artikulli paraprakPlaku largohet nga Kastrioti, gati rikthimi në Kosovë!
Artikulli tjetërPolish Brides