Përfaqësuesja e Gjermanisë deklasoi Serbinë 3:0, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2018 për grupmoshat U17.
Die Mannschaft që drejtohet nga Michael Prus, ishin shumë të mirë se serbët gjatë tërë ndeshjes, duke reaguar në mënyrë të fuqishme pas humbjes që e pësuan në ndeshjen e parë nga Holanda 0:3, përcjell Korneri.net
Epërsinë gjermanëve ia mundësoi anëtari i Köln, Can Bozdogan, ndërsa dy golat tjerë i realizoi shqiptari që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Leon Dajaku pjesë e skuadrës Stuttgart.
Gjermania në një grup jashtëzakonisht të vështirë D, tashmë mori tri pikët e para pas dy ndeshjeve aq sa i kanë Holanda dhe Spanja, të cilat do të përballen me njëra tjetrën.
Ky kampionat evropian U17 po mbahet në Angli. /Korneri.net