Edhe në Botërorin e Rusisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar. Nëse jo me shtetet e tyre, Shqipërinë apo Kosovën, ata atje do të jenë me Përfaqësuesen e Zvicrës, që lojtarët kryesorë të saj janë nga Kosova.

Një përballje interesante për shqiptarët e Zvicrës do të jetë ajo me Serbinë, në kuadër të Grupit E.

Me t’u mësuar shorti, tifozët shqiptarë kanë nisur kërkesat për “përfaqësuesit” e tyre te Zvicra, për përballjen me Serbinë.

Disa tifozë, i kanë kërkuar fitore me çdo kusht Xherdan Shaqirit në llogarinë e tij në Instagram, sapo bëri reagimin e parë për Kupën e Botës.

Artikulli paraprakNëse ndodhë kjo, a do të ishte “vjedhja” më spektakolare në histori të futbollit?
Artikulli tjetërArsenal – Man. United, a jeni në dijeni për këto fakte dhe statistika spektakolare?