Mesfushori me origjinë nga Kosova, Valon Behrami, por që aktivizohet në radhët e kombëtares zvicerane, ka treguar edhe një herë tjetër dashurinë që ka për kombin që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ai po rrezikon karrierën, vetëm që të ndihmojnë Zvicrën të kualifikohet në Kupën e Botës. Behrami ishte i dëmtuar me ekipin e Udinezes, por edhe pse pa lejen e klubit italian, ai është bashkuar me kombëtaren helvete, edhe pse kjo mund të jetë diçka e rrezikshme.

“Kam shumë presion nga klubi. Fillimisht lëndimi dukej keq dhe klubi nuk dëshironte të rrezikonte, por në bisedën me trajnerin ia kam bërë të qartë rëndësinë që kanë këto ndeshje për mua. Kush vendos nëse do luaj ndaj Irlandës? Natyrisht që unë, por në konsultim me mjekët. Gjithnjë e kam thënë fjalën e fundit. Jam 32 vjeçar dhe e njoh trupin tim. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për mua dhe unë nuk mund të ulem e të rri në shtëpi” – deklaroi Behrami.

Zvicra luan më 9 nëntor, ndeshjen e vlefshme për fazën “play-off”, ndaj Irlandës së Veriut, ku do të kërkojë edhe një biletë për në Rusi 2018.

Artikulli paraprakReal Madrid mund ta transferojë këtë futbollist të Man. United
Artikulli tjetërIsh-Futbollisti Belg Vritet nga Vetëtima