Milot Rashica është kthyer titullar me Vitessen në kampionatin holandez, ku e nisi nga minuta e parë takimin kundër ADO Den Haag. Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U-21 është në fokusin e merkatos së verës, por jo vetëm për klube.
Aktualisht kombëtarja e Kosovës ka bërë thirrje që futbollistët kosovarë t’iu bashkohen, por nuk dihet nëse Rashica do të jetë njëri prej tyre, lidhur edhe me faktin se De Biazi nuk e grumbulloi për ndeshjet në grupe të Europianit.
Por, në takimin e fundit kundër ADO Den Haag, Rashica nuk ka bërë ndarjen e çështjes, pasi në të dy këmbët e tij, pra në mbrojtëset e kërcinjve, janë parë dy flamuj. Në këmbën e majtë Shqipëria dhe në të djathtën Kosova. Rashica ende nuk e ka ndarë mendjen se për kë do të luajë në të ardhmen…