Ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, ndeshje kjo e cila është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Kombëtarja shqiptare U21 ka triumfuar minimalisht 0:1 pas 90 minutave lojë ndaj Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Çokaj në minutën e 35-të pas asistimit të Ernest Muçit.

Dueli mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21 ka qenë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2021”, me dy skuadrat që ndodhen në grupin e tretë.

Me këtë fitore, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë dhe kjo fitore i ndihmonë që të paktën ta synojë vendin e dytë në grup pasi është vetëm një pikë larg.

Kurse, Kosova ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me nëntë pikë të tubuara në po aq ndeshje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here