Prej disa ditësh ekipi ynë kombëtar ka nisur përgatitjet për sfidën kundër Italisë e cila do të zhvillohet sot në “Renzo Barbera” të Palermos.

Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës përfaqësuesja e Italisë është cilësuar dukshëm më favorite, por statistikat për 20 ndeshjet e fundit flasin të kundërtën.

Besojeni ose jo kombëtarja e drejtuar nga Ganni de Biasi ka kaluar një formë më të mirë sesa rivalët e Italisë, pasi në 20 ndeshjet e fundit kuqezinjtë numërojnë 11 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje

Ndërsa në krahun tjetër Italia ka një statistikë më të dobët me 8 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje.

Për më tepër mund të shikosh tabelën më poshtë:

Image

Artikulli paraprakRashica me shokë falën namazin e Xhumas [FOTO]
Artikulli tjetërFutbollisti më i shtrenjtë që s’luan i kushton Realit….?