Quhet Ismet Sinani dhe luan me moshat e Milanit por ka një talent të padiskutueshëm. Edhe në moshë të vogël talenti Sinani po përballet që tani presionin se cilën kombëtare duhet të zgjedh.

Ai ende vazhdon që të jetë e pavendosur.

17-vjeçari që aktualisht është pjesë e grupmoshave të Kombëtares shqiptare, ka thënë se futbollit nuk i dihet.

“Aktualisht jam pjesë e kombëtares kuqezi në grupmoshat e U17-19 dhe nuk mendoj asgjë tjetër, por të gjithë e dinë se futbollit nuk i dihet. Edhe zgjedhjeve gjithashtu”, ka thënë Sinani për gazetënsheshi, përcjell lajmi.net, në pyetjen se cilin shtet do të përfaqësojë në të ardhmen.

Ismet Sinani është pjesë e skuadrës së madhe italiane, Milan, dhe së fundi është stërvitur me ekipin e parë.

Artikulli paraprak11 lojtarët që kanë luajtur edhe për Interin dhe për Milanin
Artikulli tjetërOPINION/ 2 arsyet përse Shqipëria ja la fitoren Izraelit