Përfundoi miqësorja Shqiperi-Norvegji.

Në praninë e mimumum shikuesve në stadiumin “Elbasan Arena”, kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Norvegjia me rezultat 0:1, në miqësoren e parë apo ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2018, e cila dhuroi pak raste shënimi për shkak të shiut të madh që ra gjatë tërë 90 minutave, shkruan Korneri.net

Edhe ato raste të cilat u panë në këtë përballje kryesisht erdhën pas ndërprerjeve sepse ishte e vetmja mënyrë që të rrezikohet njëra apo porta tjetër.
Dhe, pikërisht norvegjezët shënuan golin e fitores 20 minuta nga fundi pas një harkimi nga këndi, golin e realizoi Sigurd Rosted.
Përpjekjet e shqiptarëve nuk u ndalën që së paku ta shmangin disfatën, por goli nuk erdhi, andaj Shqipëria regjistrone dhe një humbje nën drejtimin e tajnerit italian Christian Panucci. /Korneri.net

Artikulli paraprakSa do të përfitojnë spanjollët nësë fitojnë në Rusi
Artikulli tjetërPo nominohet për golin e vitit “Puskas”