Nuk ka më rezultate pozitive për Kombëtarën e Shqipërisë.
Këtë herë kuq e zinjtë humbën edhe miqësoren nga Bosnje dhe Hercegovina 1:2 në Elbasan Arena, në duelin që ndoshta nuk është dashur të përfundonte kështu pasi Shqipëria ishte më këmbëngulëse, por edhe këtë herë reparti defanziv ishte i dobët e sidomos në rastin e golit të parë kur fillimisht shpëtohet goli i sigurtë i Edin Dzekos nga vija fatale, ndërsa 5 sekonda më vonë akordohet penallti nga e cila një sulmues si Dzeko nuk gaboi.

Nëse anëtari i Romës e hapi serinë e golave, atë e vazhdoi ai i Lazios, Senad Lulic, kurse golin e nderit për Shqipërinë e shënoi Bekim Balaj me kokë.
Kishte edhe 23 minuta deri në fund të ndeshjes, por duhet theksuar se Liridon Latifi i cili luajti në këtë duel pati mundësi ideale në sekondat e fundit kur gjuajti me kokë, por goditjen e tij e ndali portieri kundërshtar.

Ishte kjo humbja e katërt radhazi për trajnerin Gianni De Biassi.

Artikulli paraprak“Miami Open”, avancojne te medhenjte
Artikulli tjetërAnëtari i Juventusit largohet me dhimbje nga loja