Shqipëria dhe Kosova janë të vendosura të përshpejtojnë bashkimin në fushën sportive. Pas finalizimit të marrëveshjes për krijimin e ligës së përbashkët në basketboll (Liga Unike), tashmë edhe volejbolli do të ketë një kompeticion të përbashkët midis dy shteteve tona.

Federata Shqiptare e Volejbollit dhe ajo e Kosovës (FVK) firmosën organizimin e Superkupës Shqiptare në volejboll ku do të marrin pjesë kampionët e ligës në Shqipëri dhe Kosovë si dhe fituesit e kupave për shtetet përkatëse. Ky kompeticion do të luhet për meshkuj dhe femra.

Lajmi u dha nga Federata Shqiptare e Volejbollit, ndërsa u përshëndet kjo iniciativë edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Njoftimi i FSHV-sëSUPERKUPA MBARËKOMBËTARE E VOLEJBOLLITPas një takimi informal, të mbajtur të martën në mbrëmje në Durrës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ata të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kanë finalizuar hollësitë e marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare të Volejbollit. Kjo Superkupë do të organizohet si midis kampiones së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës si për femra, ashtu edhe meshkuj, por edhe midis fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të dyja gjinitë. Kjo Superkupë Mbarëkombëtare do të zhvillohet në hapësirat midis fazave të kampionateve përkatëse, ndërsa datat e sakta do të zyrtarizohen në javët në vijim…

kosove shqiperi

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here