Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit për kualfikimiet e Botërorit 2018 do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka konfirmuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në Shkodër, duke shuar dyshimet e ngritura së fundmi.

Në këtë komunikatë, institucioni më i lartë i futbollit në vend ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë dyshime sa i pëket vendit ku do të luhet ndeshja e radhës e Kombëtares. Në të njëjtën kohë, Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se shitja e biletave të kësaj ndeshje po zhvillohet normalisht.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit për kualifikimet e Botërorit të Rusisë do të luhet në 12 nëntor.

Artikulli paraprakKuznetsova fitoi edhe ndeshjen e dytë në WTA
Artikulli tjetërFerguson e pranon se rivali i tij i përjetshëm ka gjasa për titull