Armando Sadiku po pret me padurim të kthehet në fushat e lojës. Kur ka kaluar një muaj nga ndërhyrja kirurgjikale në menisk, sulmuesi ka nisur përgatitjet në fushë.
Megjithese shpresat jane te pakta Sadiku jep sinjale pozitive, ndërsa stafi i Kombëtares me në krye trajnerin De Biasi shpresojnë deri në fund te fakti që sulmuesi i Zyrihut të jetë gati në kohë per ndeshjen kunder Izraelit.
Pasi e nisi stërvitjen me vrapime, fillimisht përkrah Mërgim Mavrajt, Bekim Balajt dhe Odise Roshit, 25-vjeçari vijoi programin e personalizuar nën vëzhgimin e përgatitësit atletik të Kombëtares, Alberto Belle.
Sadiku në ndeshjet e fundit ka rezultuar tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, me 5 gola të realizuar në 8 ndeshjet e fundit.