Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri te ndeshja e pare çerekfinale kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, te Bayern Munchen është lëshuar alarmi.
Pas Douglas Costa, i cili nuk po stërvitet me grupin për shkak të lëndimit në gju, vijnë probleme edhe për portierin Manuel Neuer. Portieri do të mungojë në ndeshjet e Bundesligës ndaj Augsburgut dhe Hoffenheim për shkak të problemit në pulpë, që e pengoi të luante me Gjermaninë ndaj Anglisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas informaioneve nga klubi bavarez përmes faqës zyrtare, Neuer është operuar në këmbën e majtë dhe operacioni doli me sukses. Sipas bavarezëve, portieri do të kthehet të luajë ndaj Borussia Dortmund, javën që vjen nëse nuk ndodh ndonjë komplikim më i madh.

Artikulli paraprakWenger edhe dy vite te Arsenali, shpërthejnë protestat!
Artikulli tjetërZYRTARE/ Juve-Barça. Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur