Një nga menaxherët më të njohur në futbollin e sotëm, padyshim se është italiani, Mino Raiola, i cili aktualisht është agjent i disa yjeve të futbolli.
Raiola gjatë një interviste të hapur ka lavdëruar pronarët kinez të Inter, po është shprehur i habitur me ata që thuhet të jenë pronarët e rinj kinez të Milanit.
“Kinezët? Ka kinezë e kinezë, ka miliarda. Ka ndryshim mes atyre të Inter dhe atyre të Milan? Po, ata të Inter janë njerëz seriozë, i kam njohur. Kanë ide të arta, duan të rimëkëmbin Inter-in dhe ta transformojnë në një prej shtatë ekipeve të para në botë. Kanë mundësitë financiare për ta bërë dhe do ta bëjnë”.
“Ata të Milan-it nuk i njoh, deri tani po bëjnë një figurë m… . Për sa i takon imazhit të klubit kuqezi, nuk më duket një gjë shumë e mirë. Shpresoj që ta kem gabim dhe që Milan të kthehet ai që ka qenë, por nuk ka shumë besim”.