Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka shpërthyer gjatë një interviste për mediat britanike, pasi mendon se triumfi i një skuadre të vogël si Leicester City nuk mund të ndodhë në kampionate si Bundesliga, La Liga apo Serie A, aty ku “pushtues” si Bayerni, Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi dobësojnë rivalët duke u blerë lojtarët më të mirë. Kur u pyet nëse triumfi i djemve të Ranierit ka ndryshuar futbollin anglez, tekniku tha: “Mbase futbolli anglez i ka ndryshuar ata. Ky është i vetmi vend ku të gjithë duan që kjo të ndodhë. Ky është i vetmi vend ku strukturat e futbollit e lejojnë këtë të ndodhë.”

Më pas, portugezi shpjegoi me argumente mendimin e tij. “Në vendet e tjera, klubet e fuqishme nuk duan që kjo të ndodhë. Në vendet e tjera nuk duan që paratë të shpërndahen. Ata nuk duan të ndajnë të drejtat televizive. Klubet e mëdha duan të jenë në rehatinë e tyre dhe e dinë se gjithnjë do të jenë favoritët e mëdhenj në Champions League. Anglia është një vend i veçantë. Në Evropë ke njerëz të cilët hiqen sikur janë Nënë Tereza e futbollit, por nuk janë. Shkon te shumë shtete dhe qartësisht sheh se ata janë të lumtur për mënyrën që kanë zgjedhur të rivalizojnë”, – u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here