Pas humbjes 4-0 ndaj Chelsea, pasditen e së dielës në Premier League, kritikat dhe akuzat në adresë të trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, nuk kanë reshtur. Në prag të derbit me Manchester City që do të luhet nesër në “Old Trafford”, të vlefshëm për Kupën e Ligës, trajneri portugez ka folur për herë të parë për gjendjen e skuadrës së tij.

“Jemi të gjithë të trishtuar nga ajo që ndodhi ndaj Chelsea. Nuk është moment për t’u sjellë si fëmijë, përkundrazi, duhet të tregohemi burra të vërtetë. Këtë gjë ua kam kërkuar edhe lojtarëve të mi, të tregohen burra në fushë dhe të mos sillen si kalamaj të llastuar”, ka thënë Mourinho për televizionin e Manchester United.

 

Artikulli paraprakJa kush është finalizuesi me i mirë i aksionëve në botë sipas Pavel Nedved [FOTO]
Artikulli tjetër“Luftë” Barcelona – Bayern për futbollistin e huazuar nga Chelsea