Robert Lewandowski, mendon se Bajerni i Mynihut është eliminuar nga Champions League për shkak të gabimeve të gjyqtarëve.

“Me lojën që kemi bërë kemi mundur të fitojmë dhe të kualifikohemi në raundin e ardhshëm, por gjyqtari bërë shumë gabime. Unë mendoj se kjo ishte e pamundur të luajmë me 10 lojtar ndaj Realit. Vidal nuk e meritoi kartonin e kuq, kurse Ronaldo shënoi dy gola nga ofsajdi. Kurse, mua më është ndalur një ofsajd i paqenë. Është shumë e vështirë të luash ndaj Realit në situatën si të ishim ne”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4-2 dhe në këtë mënyrë u kualifikua për në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Artikulli paraprakFutbollistët e Bayern: Protestë me celularë në duar ndaj gjyqtarit
Artikulli tjetërAncelotti zbulon bisedën: Ja çfarë i thashë gjyqtarit pas humbjes