Lajme të mira për lojtarët e Lirisë pak ditë para ndeshjes me Prishtinën.
Futbollistët e Lirise së Prizrenit, mund të jenë shumë më të qetë në ditët e ardhshme dhe më shumë të motivuar për ndeshjene parafundit sivjet apo të fundit para adhuruesve të vet, sepse stadiumin “Përparim Thaqi” e viziton Prishtina.
Kaltër e bardjët udhëtojnë për fitore sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojnë të luftojnë për titull para ndeshjes së fundit pikërisht me Dritën, por nga ana tjetër tashmë lojtarët e Lirisë kanë një impuls shtesë për këtë duel edhe pse atyre nuk u duhet asgjë.
Klubi prizrenas ka shkruar për pagat e marra për muajin mars, duke e bërë publike edhe në facebook.
“Të marten në llogaritë e tyre, futbollistët dhe stafi i Liris, kanë marrë pagën e muajit mars.
“Falenderojm donatorët vullnet mirë që na mundësuan shlyerjen e obligimeve për muajin mars.Si dhe në raste tjera, donatorët kanë ndihmuar në vazhdimësi Lirinë, për çka u jemi falenderues.Po, falë tyre jemi në rrugë të mirë të sigurojmë mjete edhe për pagat e prillit”, ka thënë, kryetari Qemal Krasniqi, duke folur në mbledhjen e Bordit.
Shpërndarja e pagave para ndeshjes me Prishtinën do të thotë motiv shtesë, vlerësojnë nga kampi bardhezi.”