Përzgjedhësi i Përfaqësuesës së Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit e cila zhvillohet me 9 nëntor në stadiumin kombëtar “Adem Jashari”.

Në listën e Prekazit, spikatë emri i sulmuesit në formë Bersant Celina, i cili do të jetë ndihmesë e madhe për objektivat e trajnerit mitrovicas, edhe pse në mesin e 24 të ftuerve ka shumë lojtarë që luajnë jashtë Kosovës, por sipas Prekazit saktësisht është i njoftuar për formën dhe cilësitë që i kanë lojtarët.

Lista e publikuar nga përzgjedhësi është e gërshetuar me futbollistë të skuadrave ndërkombëtare dhe futbollistëve më të mirë vendor, edhe pse për disa pre tyre Prekazi nuk është i kënaqur me formën që po e kalojnë.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësisnë e ndeshjes. Izraeli është përfaqësuese shumë e fortë me lojtarë mjaftë cilësor, por ne do të përgatitemi maksimalisht mirë që t’iu kundërvihemi si duhet. Optimizmi nuk ka munguar kurrë tek ne dhe e synojmë fitoren. E kemi analizuar shumë mirë lojën e tyre dhe duhet të reagojmë aty ku ata kanë dobësi” ka thënë Prekazi në konferencën për shtyp dhe shtoi:
“Mund t’iu them me bindje të plotë se Kosova nuk është më kafshatë e lehtë për asnjë kundërshtar edhe pse në futboll mund të humbësh sepse tek e fundit janë të trija rezultatet të mundshme, mirëpo mendoj se kemi potencial të bëjmë gjëra të mëdha. I bëjë thirrje shikuesve të vijnë në numër sa më të madh sepse këtyre djelmoshave i duhet ndihma e publikut” vazhdoi Prekazi i cili në fund tha se me disa lojtarë që luajnë në Vala Superligë nuk është shumë i kënaqur me formën që po kalojnë pasi sipas tij ata është dashur të jenë në top-formë sepse kanë kaluar tashmë më shumë se 12 ndeshje në futbollin kosovar.

Në listën e publikuar janë katër emra të rinj, Drin Hodaj, Meriton Korenica, Arbër Hoxha, Dren Feka dhe Lirim Mema.

Artikulli paraprakMilanin nuk e shohin më as kinezët, drejtuesit ndjekin Chelsea – M. United
Artikulli tjetërZyrtare: Argjentina nuk e fton yllin e Interit për dy ndeshjet miqësore të radhës