Skuadra e dytë në Francë, Marseille e ka deklasuar skuadrën e ligës së dytë Bourg-en-Bresse Péronnas me rezultat 9:0.

Vendasit të cilët në 1/16 e finales eliminuan Toulouse, u mbajtën vetëm 10 minuta, e më pas Marseille nisi ofanzivën totale, dhe deri në fund të pjesës së parë shënaoi pesë gola, kurse në të dytën edhe katër të tjerë, përcjell Korneri.net.

Serinë e golave e nisi Luiz Gustavo, tre minuta më vonë shënoi Dimitri Payet, e më pas nisi show i Lucas Ocampos që shënoi hat-trick në minutat 16,48 dhe 71, kurse njëjtë bëi edhe sulmuesi grek Konstantinos Mitroglou që shënoi në minutat 20,40 dhe 81. /Korneri.net

Artikulli paraprakLargohen tre futbollistë nga Chelsea në fund të edicionit
Artikulli tjetërAsnjë problem për bavarezët që fitojnë me rezultat tenisi