Trajneri i ri i Ballkanit, Bekim Shotani ka folur për Korneri.net, para ndeshjës së rrethit të katërt të Kupës, që skuadra e tij e zhvillon në Therandë ndaj Gjilanit. Sipas teknikut vushtrrias Ballkani nuk e ka për objektiv Kupën, por plasmanin në Superligë, andaj presioni do të jetë te kundërshtari për këtë ndeshje.
“Ne nuk jemi në presion të lojës, pasi objektivi ynë është Superliga. Do ti qasemi lojës pa ngarkesë, andaj bara bie te ekipi i Gjilanit. Jemi të vetëdishëm që kemi përapara një ekip solid që pretendon titullin dhe Kupën. Por mos harroni Kupa gjithmonë sjell dhe ndodhin befasitë. Skuadra është e përgatitur mirë posedon lojtarë me përvojë në krye me kapitenin Visar Berisha.
Pret përkrahje të madhe nga shikuesit: “Shikuesit tanë pa durim presin këtë ndeshje, pasi po rikthehemi të luajmë pas 2 vitesh në Therandë. Besojë që do të kemi përkrahje maksimale na adhuruesit tanë.
Beson në skuadrën e tij dhe plasmanin në Superligë: “Skuadra ka kapacitet për Superligë, duke pasur parasysh që kemi lojtarë me përvojë si dhe gupi i djemve të ri të dalur nga shkolla e futbollit”, tha Shotani.