“Të hënën kemi filluar me përgatitjet për dy ndeshjet e para të kualifikimeve, atmosfera është shumë e mirë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve, por ne do të luajmë fortë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë. Nuk do të jetë aspak lehtë të përballemi me një superfuqi të basketbollit siç është Lituania, por ne shpresojmë se me ndihmën e shikuesve do t’ia dalim t’’u bëjmë ballë lituanëve. Jemi në formë të mirë, të gjithë basketbollistët kemi luajtur shumë ndeshje me ekipet tona, ndërsa tashmë e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e tëra që na mbetet është të luajmë sa më mirë dhe t’i kënaqim të gjithë adhuruesit e basketbollit”.

Artikulli paraprakScott Bamforth ka një mesazh për tifozët e Përfaqësuesës së Kosovës
Artikulli tjetër“Janë ekip i dobët”, Argjentina anulon miqësoren me Italinë