Sot në ambientet e FFK-së është hedhur shorti për rrethin e pestë të “Digitalb Kupës së Kosovës.

Në praninë e përfaqësuesëve te të gjitha klubeve, Komisioni i Garave vendosi që ndeshjet e rrethit të pestë të zhvillohen një javë para fillimit të Superligës, e cila fillon saktësisht me 25 shkurt.

Kujtojmë që nga skuadrat e kualifikuara në rrethin e pestë të Kupës, vetëm një është nga Liga e parë, kurse skuadrat tjera janë elitare.

Në bazë të formatit, deri te gjysmëfinalet do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, kurse nga gjysmëfinalja e deri te finalja do të ketë edhe ndeshje të kthimit.

Ky janë qiftet e rrethit të pestë të “Digitalb Kupës së Kosovës”:

Flamurtari – Trepça

Besa – Drita

Liria – Bashkimi Korentinc

Hajvalia – Trepça 89

Ferizaj – Gjilani

Vellaznimi – Prishtina

Feronikeli – Llapi

Drenica – Keku

Artikulli paraprakZyrtare: Vala Superliga starton me këtë datë
Artikulli tjetërMilan merr superlajm para ndeshjes me Romën