Përcaktohen 16 çiftet e raundit të parë me eliminim direkt në Europa League. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës rezervoi disa çifte mjaft interesante, duke vënë përballë njëra-tjetrës skuadra pretendente. Kështu, nuk patën në fat dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Arsenali. “Djajtë e Kuq” do të përplasin “brirët” me Real Sociedadin, ndërsa “Topçinjtë” e Londrës kanë një detyre jo pak të vështirë përballë Benficas. Goglat i buzëqeshën Tottenhamit, që do të provojë forcat me Wolfsberg, ndërsa Leicester City duhet të eliminojë Slavian e Pragës të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Peter Olaynka.

Me fat deri diku Milani, që do të ketë përballë Crvena Zvezdan, ndërsa Napoli “peshkoi” Granadan. Roma ndërkohë do të duhet të heqë qafe skuadrën portugeze, Braga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here