U hedh shorti për edicionin e ri 2020/21 në Superligë.

Siç dihet sivjet do të zhvillohet 36 xhiro me sistem të katërfishtë për shkak se jamë vetëm 10 skuadra, ndërsa në bazë të tërheqjes së shortit, në xhiron e parë do të takohen:
Drita – Llapi
Trepça’89 – Arbëria
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
Feronikeli – Gjilani

Është e çuditshme se si FFK-së, planifikon që edicioni të nis me 12 shtator, kur klubet nuk lejohen të stërviten nga Qeveria e Kosovës, dhe askush nuk foli për këtë temë kryesore. Klubet duhet të ankohen sa më shpejtë për këtë çështje pasi askujt në FFK-së, nuk i ka interesuar dhe nuk e lodhin kokën a janë klubet gati të luajn apo jo. /Korneri.net

Artikulli paraprakAhmet Januzi dhe Ahmet Haliti, dy “bombat” e fundit për Llapin e favorizuar sivjet
Artikulli tjetërEdhe Pogba pozitiv në Covid-19