Në Nyon të Zvicrës është hedh shorti për ndeshjet e kualifikuese për në Champions League, dhe skuadrat e mëdha evropiane si Liverpool, Sevilla apo Napoli, i mësuan kundërshtarët e tyre.
Ndeshja kryesore zhvillohet në mes Napolit dhe Nice, që do të jetë me interesim të madh pasi napolitanët do të mirëpresin Mario Balotellin të cilin për pak e transferuan vitin e kaluar.
Nga ana tjetër Jurgen Klopp dhe Liverpool përballen me përfaqësuesin gjerman Hoffenheim, andaj strategu gjerman kthehet në shtëpi, mirëpo pa dyshim është favorit i madh për të depërtuar në ngjarjen më të madhe të futbollit evropian.
Këto janë çiftet komplete:
Qarabak – Kopenhagen
Apoel – Slavia Praha
Olympiacos – NK Rijeka
Celtic – FC Astana
Hapoel Beer Sheva- Maribor
Basaksehir –Sevilla
Young Boys – CSKA Moskoë
Napoli – Nice
Hoffenheim – Liverpool
Sporting –FCSB