Në Monte Carlo në Francës, u hedh shorti për edicionin e ri 2016/17 në ngjarjes kryesore evropiane në futboll, Champions League, ku sivjet për herë të parë marrin pjesë Leicester City nga Anglia dhe Rostov nga Rusia.

32 skuadra janë ndare në tetë grupe A, B,C,D,E,F,G,H, dhe sigurisht se rregulli vlente edhe këtë herë që të mos ketë në të njëjtin grup skuadra nga i njëjti shtet.

Në bazë të shortit, grupet A,C, D dhe F janë më të fortit dhe tërë vënendja do të jetë këtu së paku gjatë fazës së grupeve.

Paris SG do të ketë punë me Arsenalin në grupin A, dhe sigurtë do të thonë fjalën e fundit për pozitën e parë.

Barcelona dhe Man.City, do të jetë një ëmbëlsirë e fazës së grupeve pasi Pep Guardiola do të kthehet sërish në Camp Nou si kundërshtar.

Bayern Munchen do të ketë përballë nënkampionin aktual evropian Atl.Madrid, ndërsa kampioni evropian Real Madrid sërish do të matë forcat me përfaqësuesin gjerman Borussia Dortmund.

Skuadrat italiane Juventus dhe Napoli nuk i kanë kundërshtarët e fortë dhe me shumë gjasa do ta kalojnë grupin.

Grupi B

Benfica

Napoli

Dinamo K.

Besiktas

 

Grupi C

Barcelona

Man.City

B.Gladbach

Celtic

 

Grupi D

Bayern Munchen

Atl.Madrid

PSV Eindhoven

Rostov

 

Grupi E

CSKA Moskow

Bayer Leverkusen

Tottenham

Monaco

 

Grupi F

Real Madrid

Dortmund

Sporting

Legia W.

 

Grupi G

Leicester

Porto

Brugge

Kopenhagen

 

Grupi H

Juventus

Sevilla

Lyon

Dinamo Z.

Artikulli paraprakZyrtare: Reprezentuesi i Kosovës deri në vitin 2019 te Manchester City
Artikulli tjetërKëtu mund ta shikoni live shortin e Champions League [VIDEO]