Legjenda e futbollit bullgar, Hristo Stoiçkov, puthi ish-lojtarin holandez të Barcelonës. Kur ata të dy u vunë para zgjedhjes; t’i jepnin një shuplakë në fytyrë njëri-tjetrit, ose të putheshin, bullgari nuk hezitoi të bënte të dytën. Duke mbetur një nga legjendat e Barcelonës, Hristo Stoiçkov, tani punon për kanalin “Univision”. Bullgari ka një seksion, të quajtur “AskCrack”, ku tifozët mund t’i bëjnë pyetje të ndryshme atij.
Ai të zgjidhte; nëse do t’i jepte një shuplakë Cristiano Ronaldos apo një puthje në buzë Leo Messit. Legjenda e futbollit bullgar tha pa hezituar: “Puthje në buzë Messit, pa problem, sepse me Barcelonën tashmë e kam një përvojë të tillë me Koeman. Nuk ka asnjë problem.” Dhe njerëzit nuk e harrojnë momentin e puthjes në buzë, që i dha holandezit pas fitores së Kupës Europiane, në “Wembley”, kundër Sampdorias.