Sulmuesi francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka konfirmuar lajmin se nuk do të largohet nga ekipi aktual gjatë një prononcimi për “Telefoot”.
“Kam vendosur të qëndrojë te Atletico. Ky ka qenë një sezon i suksesshëm. Shpresoj që në janar të bëjmë transferime të mira”, deklaroi Griezmann.
Ai ishte afër (sipas anglezëve) që të transferohej te Man.United, por pasi Atl.Madrid u dënua nga UEFA, duke ia bllokuar afatin kalimtar veror, francezi edhe ashtu nuk kishte dëshirë të largohej, por tash e mori vendimin final.

“Do të ishte një goditje e madhe për ekipin nëse do të largohesha pikërisht tani”, shtoi francezi./Korneri.net.

Artikulli paraprakLindelöf është i Man.United
Artikulli tjetër“Turp, turp për Sergio Ramos”