Sipas mediave britanike dhe italiane, Juventus ka hyrë në garë fuqishëm për portierin spanjoll të Manchester United, David de Gea, i cili vitin e ardhshëm mbaron kontratën me skuadrën angleze.
Bëhet e ditur poashtu se në garë për De Gea është edhe Real Madrid, mirëpo konkurenca për të tashmë është rritur, kurse Juventus portierin e kombëtares së Spanjës e konsideron si pasues të Giggi Buffon.