Keisuke Honda është shumë pranë largimit nga skuadra e Milanit. Mesfushori japonez nuk është i lumtur në Milano dhe ka kërkuar të largohet gjatë periudhës së merkatos verore.
Sipas “Sky”, edhe trajneri Montella nuk është i kënaqur nga japonezi dhe nuk e llogarit në planet e tij.
Mesfushori i Milanit do të transferohet në Premierligë ose Bundesligë, pasi disa skuadra nga këto liga kanë shprehur interesim për të. Ditët në vijim priten të reja në lidhje me të ardhmen e japonezit.

Artikulli paraprakTifozi i ‘çmendur’ Tiranës… ja çfarë ka bërë ditën e dasmës [FOTO]
Artikulli tjetërGranit Xhaka për t’u marrë shembull, zbuloni ç’bën ai për nënën e tij (Foto)