Trajneri italian i londinezëve të Chelsea, Antonio Conte, e konsideron Cladio Marchisio-n si profilin ideal për të bërë dyshen e mesfushës me N’Golo Kante, ky i fundit një ndër lojtarët më të fortë në rolin e tij në futbollin europian.

Ish-trajneri i Juventusit dhe kombëtares së Italisë kërkon një mesfushor “box-to-box” (me aftësi të mira si në mbrojtje ashtu edhe në sulm), gjithashtu të aftë të lexojë mirë lojën dhe të bëjë organizatorin. Marchisio e ka kaluar tashmë dëmtimin që e pengoi të luante në Europian. Këtë sezon ai ka zbritur në fushë 22 herë në total, dhe ka shënuar dy gola./Korneri.net.

Artikulli paraprakE ndëshkoi me karton të kuq në “El Clasico”, Ramon i’a bëri të dhuratë gjyqtarit
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Inter sakrifikon dy “yje” për një mesfushor polak