Një fjalë e urtë popullore thotë “kur ski takat mos u shtyj me të fortin”. Kështu i ka ndodh Shkëndijës së Tetoves që në ndeshjen e kthimit për plasman në Europa League u deklasua 0-4 nga Gent, dhe në këtë mënyrë u pëshëndet nga garat evropiane.
Dukej se tetovarët mund ta përmbysin rezultatin 1-2 nga ndeshja e parë, por forca e tyre mbaroi saktësisht pas njëorë lojë kur nisi seria e golave për mysafirët. Coulibaly dy herë, Perbet dhe Neto, ishin golashënuesit e skuadrës belge që kaluan në Europa League.
Në këtë garë do të jenë pjesë edhe Krasnodar, Anderlecht, AZ Alkmaar, Astana, Genk, Osmanlispor, Paok dhe Sparta Prague.