Pesë vite më parë, Shkëndija, ekipi i shqiptarëve të Maqedonisë, po kalonte një prej periudhave më të vështira financiare, madje deri aty sa rrezikonte pjesëmarrjen në Ligën Superiore. Por, në atë periudhë, Lazim Destani një biznesmen i fuqishëm vendas, dhuroi kuotën që i duhej klubit për të marrë pjesë në kampionat.

Kaq mjaftoi që “Ballistët”, ultrasit e skuadrës, si dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë t’i kërkonin nëpërmjet një thirrjeje publike familjes Destani që të merrte presidencën e klubit. Pas, një fushate 1-mujore, përgjigja erdhi.  Ajo ishte pozitive.

Që nga ai moment për Shkëndijën dhe të gjithë futbollistët kryesisht shqiptarë të Maqedonisë, nisi një epokë e re. U afruan lojtarë cilësorë, pagesat u bënë rregullisht dhe optimizmi për të ardhmen u rrit.

Shkëndija e Tetovës ishte kthyer tashmë në një ekip simbol, që gjithmonë e më shumë po i jepte ritmin kampionatit maqedonas të futbollit. U afruan lojtarë cilësorë, u bënë invesime dhe një mënyrë e re menaxhimi, e cila në sezonin e parë futbollistik nuk solli rezultatet që të gjithë prisnin. Megjithatë, skuadra tetovare mori pjesë në Evropë dhe bëri paraqitje të shkëlqyera.

Ndërsa këtë verë, pesë vite pas atij investimi të ngritur dhe shpenzimeve të bëra, Shkëndija do të luajë ndaj Milanit, një prej skuadrave më të titulluara të botës, në stadiumin e Shkupit.

“Djallit”do të ketë një sfidë tjetër ndaj shqiptarëve, si dy të luajturat në Tiranë.

Ato do të shërbejnë për t’i treguar të gjithë Maqedonisë dhe Evropës, se nëse invesimet janë serioze, ato do të kthehen një ditë mbrapsht.

Por mbi të gjitha se Shkëndija e shqiptarëve meriton respekt.

Pavarësisht se si do të jetë rezultati, Shkëndija e Tetovës ia ka dalë, të bëjë emrin e saj të njohur ndërkombëtarisht, e më e rëndësismja, ka bërë krenarë të gjithë Shqiptarët e Maqedonisë.

Por ka merituar respektin e të tjerëve ndër trojet shqiptare.

Artikulli paraprakReali po e befason Barcelonën sërish!!!
Artikulli tjetërPrapaskena, si Neymar-i dhe i ati tradhëtuan Barçën