Ndoshta skuadra më e mirë shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 3:0 ndaj lituanezëve Trakai, dhe në këtë mënyrë kaloi në rrethin e fundit kualifikues për Europa League, dhe me pak fat në short mund të futet edhe në fazën e grupeve, shkruan Korneri.net.

Tetovarët shkëlqyen në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së dobët Trakai që pati fituar në shtëpi 2:1, dhe shumë shpejt kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi, por goli i Ferhan Hasanit në fund të pjesës së parë ishte i jashtëzakonshëm, pasi u shënua nga gjuajtja e lirë.

Kur mysafirët mbetën me një lojtar më pak, ishte edhe më lehtë për Shkëndijën që realizoi edhe golin e tretë me anë të njëjtit futbollist, dhe pa dyshim se Hasani ishte lojtari i ndeshjes. /Korneri.net

Artikulli paraprakBefasuese/ Amir Abrashi shitet për 75 euro!
Artikulli tjetërZyrtare: Neymar te PSG