Një lajm interesant është shkruar gjatë ditës nëpër mediat italiane ku përmendet një shkëmbim në mes dy sulmuesve, si një opcion i mirë për të dyja palët, shkruan Korneri.net.
Fjala është me klubet Milan-Fiorentina, që po diskutojnë mundësinë e shkëmbimin në mes Carlos Bacca dhe Nikola Kalinic.
Kolumbiani është në listën e atyre që duhet të largohen, kurse kroati është në listë të ngushtë të kërkesave te rosonerët. /Korneri.net