Rikthim senzacional i Ferizajt në elitën e futbollit kosovar. Skuadra vendase që në start të këtij edicioni shkatërroi Hajvalinë e Sunaj Keqit 4:0, në një pasdite spektakolare e sulmuesit Shkëmbim Salihu i cili i theu të gjitha rekordet në futbollin tonë. Ai jo që i shënoi të gjitha golat e ndeshjes, por asnjëherë nuk ka ndodh që një futbollist t’i shënoi katër gola që në pjesën e parë.
Pjesa e dytë e kësaj ndeshje ishte pak interesante pasi vendasit thjeshtë e menaxhuan rezultatin, nuk deshtën të rrezikojnë më, ndërsa Hajvalia ishte e pafuqishme.