Manchester City e do sulmuesin kilian Alexis Sanchez dhe për kjo nuk është fshehtësi sepse gati çdo vit klubi i pasur anglez transferon futbollistë nga klubi londinez.
Nga ana tjetër Arsenal kërkon zëvendësuesin e tij dhe po mendon në të gjitha drejtimet, shkruan Korneri.net.
Dhe, nëpër mediat britanike po flitet shumë për një shkëmbim bombastik, pasi po përmenden Sanchez dhe Aguero. Argjentinasit nuk po i garantohet vend ii startuesit te Man.City, andaj kalimi i tij te Arsenali do të ishte zgjedhja më e mirë, ndërsa Man.City do të merrte atë që e dëshiron. /Korneri.net