Trajneri i sapo emëruar Bledi Shkëmbi pritet qe ta ftoj te Liria apo ta merr pas nga skuadra e Skënderbeut sulmuesin Sebino Plaku, mëson Korneri.net nga burime brenda klubit prizrenas.
Plaku është pjesë e nënkampionit të Shqipërisë, por ishte i huazuar te Korabi.
Më parë 32-vjeçari ka qenë pjesë te skuadra kryeqytetase Partizani dhe ajo polake Slask Wroclaw.
Përforcimi i përfolur do të jetë bombastik për prizrenasit të cilët e kanë me seriozitet të madh edicionin e ardhëm sepse vetëm me përforcime të tilla dhe lojtarë të këtij kalibri mund të synohen gjërat e mëdha. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Monaco bëhet me portier zvicëran
Artikulli tjetërKush e do Ronaldo-n në ekip, duhët të ketë të gatshme 400 mln euro….