Liria Prizrenit e drejtuar nga korçari Bledi Shkëmbi ka humbur në minutën e fundit ndaj Prishtinës së Josës që rivalizon për titullin kampion. Në intervistën e pas ndeshjes, ish-kapiteni Skënderbeut, tashmë trajner, ka zbuluar edhe pak nga e ardhmja e tij.
“Prishtina kishte një motiv më të madh të kërkonte fitoren. Ne nuk arritëm të jepnim maksimumin tonë. Për sa i përket të ardhmes simë, dua t’iu them se nuk do të jem më pjesë e Lirisë por ndoshta do të qëndroj akoma në Kosovë”, u shpreh Shkëmbi. Korçari është në fillimet e tij si trajner dhe Liria i dha mundësinë atij të afirmohej në këtë profesion.
/Panorama Sport