Menjëherë pas prezantimit zyrtarë, Blendi Shkëmbi, e nisi aventurën e tij me Ballkanin.

Ai zhvilloi senacën e parë stërvitore me klubin nga Theranda, bisedoi poër disa minuta me lojtarët e më pas nisi punën në ditën e parë të përgatitjeve para fillimit të edicionit pranveror në Superligë, shkruan Korneri.net

Për presidentin Arsim Thaqi, trajneri Blendi Shkëmbi, është ndër trajnerët më të mirë shqiptarë dhe i besuar jashtëzakonisht shumë punës së tij, ndërsa duke e ditur se pjesa vjeshtore u mbyll për therandasit vetëm tri pikë mbrapa lideres dhe kampiones vjeshtore Dritësm sigurisht se e stimulon edhe më shumë Shkëmbin që të drejtojë skuadrën drejt titullit të kampionit.

Në këtë stërvitje ishin të gjithë lojtarët në disponzicion, dhe asnjë prej tyre nuk kanë munguar, ndërsa menjëherë nisi me punë intenzive dhe serioze, pasi kjo fazë e përgatitjeve di të jetë mjaftë e lodhshme për futbollistët. /Korneri.net

Artikulli paraprakWhy 2021 Is The Best Year To Join SavePorno
Artikulli tjetërZyrtare: Ardian Shaljani kthehet në Shqipëri