during the UEFA EURO 2016 Group A match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis on June 11, 2016 in Lens, France.

Shkëlzen Gashi e ka nisur si titullar ndeshjen kualifikuese ndaj Maqedonisë, por sërish nuk duket se i është gjendur vendi i duhur nga De Biazi. Lojtari që spikati me Bazelin, por edhe tashmë në SHBA me Colorado Rapids, “futet në ujë” kur luan me kombëtaren.

Rendimenti i tij me fanellën kuqezi nuk është aspak i krahasueshëm me atë që jep në klube. Një problem për t’u zgjidhur nga stafi teknik, si edhe jo pak të tjerë në këtë drejtim, në fakt. Megjithatë, Gashi nuk do të ketë mundësi t’i përcjellë “live” 15 minutat e ankthit me maqedonasit, që do të luhen sot, prej orës 14:00. Shkak për këtë është bërë një lëndim, i cili ka nevojë për ekzaminime të hollësishme mjekësore. Duke qenë se ishte zëvendësuar dhe nuk mund të luante më në këtë ndeshje, numri 11 i kombëtares shqiptare ka preferuar të largohet sot në mëngjes drejt klubit të tij, për të saktësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Përmes faqes së tij në Facebook, Shkëlzen Gashi u uron fat bashkëlojtarëve në pjesën e mbetur të ndeshjes me Maqedoninë, duke pritur sy e veshë një fitore nga “Loro Boriçi”: “Faleminderit për mesazhet tuaja. Për fat të keq, unë jam lënduar dhe për këtë po udhëtoj për vizita të mëtejshme mjekësore. U uroj shumë fat shokëve të mi!”

Artikulli paraprakShqipëri – Maqedoni, vdes tifozi nga Kosova
Artikulli tjetërHazard e falenderon Conte-n, arsyeja..?