Një “ëndërr franceze” për verën. Ky është misioni që kërkon të realizojë Milani për merkaton duke vendosur në shënjestër, Karim Benzema.
Sipas madrilienes “AS”, Mirabelli dhe Abbiati ishin dje prezentë në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur ndeshjen Real-Bayern 2-2.
Misioni ishte i qartë: vëzhgimi i Karim Benzema. Sulmuesi i Realit shënoi të dy golat për “Los Blancos” duke bërë super paraqitje.
Me paraqitjen e djeshme, çmimi i Benzema vazhdon të jetë “i kripur”, por nëse Milan do të tenojë sezonin e ardhshëm Champions League, në ekip duhet të paktën një “bomber”.