Drita nuk e ka nisur mirë avanturën me trajnerin e ri Milaim Zuzaku, i cili debutoi ndaj Prishtinës, pas skandalit të publikuar dje në mes Ismet Munishit e gjyqtarit Bajram Gashi, që i kushtoi me punë trajnerit prishtinas.

Prishtina i është revanshuar Dritës, për humbjen e fundit duke arritur të mposht gjilanasit në udhëtim me rezultat 1-3.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa gjatë pjesës së dytë shkëlqeu afrikani Khalid, i cili realizoi hat-trick për ti dhënë fitorën e dytë rradhazi Prishtinës, nën drejtimin e Arsim Thaqit.

Drita krejt çka bëri në këtë përballje ishte goli i nderit i arritur nga Alban Shillova.

Pas kësaj fitore Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 48 pikë, kurse Drita mbetet në zonën e barazhit me 21 sosh.

Artikulli paraprakZyrtare: Drita zyrtarizon trajnerin e ri
Artikulli tjetërFeronikeli në stilin e kampionit deklasoi Ferizajn